Site icon Telegrafi

Lewandowski aludon te Ancelotti si fajtor për lëndimet e Bayernit

Bayern Munichu është prekur nga një varg lëndimesh së fundmi që kanë ndikuar në formën e klubit bavarez dhe një prej lojtarëve ka gjetur fajtorin për situatën.

Është Robert Lewandowski ai që ka aluduar se Carlo Ancelotti dhe metodat e tij të stërvitjes janë shkaktarë për problemet e kampionit të Gjermanisë.

Ancelotti u shkarkuar na shtator pas humbjes prej 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, kurse u zëvëndësua nga Jupp Heynckes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bayern Munichu

Lewandowski aludoi se ekipi mund të paguajë një faturë të shtrenjtë për qasjen e italianit ndaj përgatitjes fizike, që sipas disa raportimeve tjera hasi në mospajtime të shumë lojtarëve.

“Kur ndodhin shumë lëndime muskulore, nuk keni nevojë që të shikoni në javët e fundit të stërvitjes, por të ktheheni dy-tri muaj prapa. Besoj që aty është arsyeja për këto probleme”, tha Lewa për Bild.

Lideri i Bundesligas, Bayerni, u befasua nga Borussia Monchengladbach fundjavën e kaluar, kurse të shtunën pret Hannoverin në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version