Robert Lewandowski ka arritur marrëveshjen me Bayernin e Munichut për rinovimin e kontratës dhe zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Lewandowskit, Mark Barthel, i cili deklaroi se futbollisti pritet të nënshkruajë kontratën e re brenda këtij viti.
Polaku u transferua te Bayerni i Munichut nga Borussia e Dortmundit në verën e vitit 2014 për të nënshkruar me bavarezët deri në vitin 2019, transmeton tch.
Kontrata e re e sulmuesit polak me kampionët e Gjermanisë do të skadojë në vitin 2021 dhe paga e tij do të jetë 15 milionë euro në sezon, e njëjta shifër që përfiton edhe futbollisti tjetër i Bajernit, Thomas Muller.
Sulmuesi gjatë këtyre 3 sezoneve ka zhvilluar me Bayernin 120 ndeshje, duke shënuar 83 gola.