Bayer Leverkuseni ka marrë pikë të plota ndaj Atletico Madridit (2-0) me dy gola të vonshëm në ndeshjen e zhvilluar në BayArena.
Gjysma e parë e ndeshjes së vlefshme për Grupin B nuk prodhoi gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Goli i parë erdhi në minutën e 84, kur Robert Andrich pranoi një top nga Jeremie Frimpong, shfaqi teknikë fantastike dhe u tregua i saktë nga brenda zonës.
83'
WE TAKE THE LEAD! 🔥🔥🔥#B04Atleti | 1-0 | #UCL pic.twitter.com/uhwamqSBOS
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) September 13, 2022
Tri minuta më pas erdhi edhe goli i dytë i vendasve, ndërsa realizues ishte Moussa Diaby (87’), derisa asistuesi ishte i njëjti.
Pas raundit të dytë, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid kanë nga tri pikë, derisa Club Brugge është lider me gjashtë pikë nga dy fitore të arritura. /Telegrafi/
87'
MOUSSSSAAAAA! 🔥⚽️ @MoussaDiaby_19 #B04Atleti | 2-0 | #UCL pic.twitter.com/lklnB5ft7r
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) September 13, 2022