Site icon Telegrafi

Leverkuseni largohet nga Signal Iduna Park me manita – Dortmundi u ‘demolua’

Foto: Bayer 04 Leverkusen/Twitter

Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat bindës 5-2 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Farmaceutikët kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Manuel Akanji.

Por, e njëjta gjë ndodhi edhe pas vetëm pesë minutash, mirëpo tani në portën e Leverkusenit nga Jeremie Frimpong (16’).

Mirëpo, mysafirët e rikthyen epërsinë me golin e Florian Wirtz, që pranoi një asistim nga Kevin Bellarabi në minutën e 20-të.

Goli i tretë për Leverkusenin u shënua pas vetëm tetë minutash, dhe realizator ishte Robert Andrich (28’).

Në 45 minutat e dytë, skuadra mysafire ia doli të tundte rrjetën e Dortmundit edhe dy herë, e në listë u fut edhe Jonathan Tah, që realizoi në minutën e 53-të.

Leverkuseni nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 86-të realizoi edhe golin e pestë me anë të Moussa Diabyt (87′).

Dortmundi u largua nga stadiumi i tyre edhe me një gol tjetër, i shënuar nga Steffen Tigges në minutën e 90+1.

Pas javës së 21-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, nëntë më pak se Bayern Munchen, gjersa Leverkuseni është në të tretin me 38 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version