Një ndër lojtarët më të talentuar në Evropë, Florian Wirtz, po kalon një sezon mbresëlënës nën urdhrat e Xabi Alonsos me fanellën e Leverkusenit këtë sezon.
Wirtz është rikuperuar së fundmi nga një lëndim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit, që e pësoi dy sezone më parë. 20-vjeçari ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në 15 paraqitje për Leverkusen këtë sezon, teksa ai numëron 12 ndeshje për Gjermaninë.
Nuk është çudi që Wirtz ka tërhequr vëmendjen e pothuajse çdo skuadre të madhe në Evropë. Liverpool, Chelsea dhe Manchester United po e përcjellin situatën e tij, ndërsa Bayern Munich po kërkon gjithashtu të bëjë për vete një nga lojtarët më të talentuar në Gjermani.
Florian Wirtz is a special player with a special talent. 😮💨✨pic.twitter.com/QS807CKpSA
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 31, 2023
Në Spanjë , Barcelona thuhet se po e monitoron gjithashtu, megjithëse një lëvizje duket e pamundur momentalisht, duke pasur parasysh çmimin e tij.
Sipas mediave angleze, Wirtz do të lejohet të largohet nga klubi për 120 milionë euro, shumë të cilën me shumë gjasë vetëm klubet e Ligës Premier mund ta përballojnë.
Kjo shumë mund të duket disi e tepruar për një mesfushor të ri që ka bërë 119 paraqitje, por siç ka qenë me Jude Bellingham, kjo lloj shume mund të përfundojë si një marrëveshje e mirë nëse bëhet për lojtarin e duhur./Telegrafi/