Telegrafi

Leverkusen 3-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Foto: DW Sports/Twitter

Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat 3-1 derbin ndaj Bayern Munichut, i cili ishte i vlefshëm për javën e 20-të të Bundesligas.

Pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat, Bavarezët janë ndalur nga Leverkuseni, të cilët i kanë mposhtur në shtëpi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leon Bailey (53′), Kevin Volland (61′) dhe Lucas Alario (89′) për vendasit, ndërsa për Bayernin shënoi Leon Goretzka (41′).

Lexo po ashtu Leverkuseni ndal serinë e Bayernit, i mposht me rikthim

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Julian Brandt, i cili u vlerësua më notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Bavarezëve, Sven Ulreich, që u notua me 5.4.

Leverkusen:

Bayern:

/Telegrafi/