Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat 3-1 derbin ndaj Bayern Munichut, i cili ishte i vlefshëm për javën e 20-të të Bundesligas.
Pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat, Bavarezët janë ndalur nga Leverkuseni, të cilët i kanë mposhtur në shtëpi.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leon Bailey (53′), Kevin Volland (61′) dhe Lucas Alario (89′) për vendasit, ndërsa për Bayernin shënoi Leon Goretzka (41′).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Julian Brandt, i cili u vlerësua më notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Bavarezëve, Sven Ulreich, që u notua me 5.4.
Leverkusen:
Bayern:
/Telegrafi/