Telegrafi

Levante merr tri pikë më në fund në La Liga, fitorja e parë këtë edicion dhe pas nëntë muajve pritje

Levante ka marrë fitoren e parë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Skuadra nga Valencia ka arritur të marrë tri pikët e para pas 20 xhirove, kur sot kanë mposhtur Mallorcan me rezultat 2-0.

Roberto Soldado dhe Morales shënuan dy golat për skuadrën e drejtuar nga Alesio Lisci.

Levante nuk kishte fituar që nga edicionin i kaluar një ndeshje në La Liga.

Fitorja e fundit e kësaj skuadre në elitën e futbollit spanjoll daton më 10 prill të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë Levante ka zhvilluar edhe 27 ndeshje të tjera pa arritur të shënonte fitore.

Ekipi i Enis Bardhit e Shkodran Mustafit gjatë këtyre 27 ndeshjeve kishin marrë 16 humbje e 11 barazime.

Përkundër fitores ndaj Mallorcas 2-0, Levante vazhdon të mbetet e fundit në tabelën e La Ligas me 11 pikë dhe mbetja në elitë duket e vështirë. /Telegrafi/