Nëse vini re se, kur jeni larg njëri-tjetrit keni dëshirë të bëni seks me partnerin tuaj, ndërsa kur jeni në shtëpi dëshira për seks ju ikën, atëherë shkruajini në letër fantazitë tuaja erotike.
Siç kemi parë, hallet familjare, stresi i shtëpisë sundojnë mbi dëshirën seksuale dhe e topisin atë. Ndoshta, brenda nesh kjo dëshirë zien, por në mjedisin e shtëpisë lypset një nxitës që kjo dëshirë të shpërthejë.
Kur jeni larg partnerit tuaj, përpiquni të ndjeni eksitimin dhe ta imagjinoni veten me partnerin a partneren në një skenë bashkimi seksual. Filloni të shkruani: përshkruani veprimet tuaja, ndjesitë, njëlloj sikur po ndodh me të vërtetë. Ja një shembull letre erotike, e shkruar nga një mashkull.
E dashur…,
sa shumë e ndjej mungesën tënde! Po digjem nga dëshira për ta bërë me ty, mezi po pres të të shoh e të të prek. Adhuroj të prek trupin tënd lakuriq, të çmendem nga kënaqësia dhe nga dëshira për seks, ndërsa vonohem në gropëzat e bregoret e trupit tënd, sidomos gjinjtë e tu aq eksitues. Nuk po duroj derisa të ngacmoj me gjuhë e të thith në gojë ato thithat e forcuara.
Në këtë çast po të ëndërroj mes krahëve të mi. Ndjej trupin tënd të ngrohtë dhe të butë që mëshon trupin tim, të shtrëngoj gjithnjë e më fort, zhytem në aromën e lëkurës tënde dhe pushtohem i tëri nga një valë e papërshkruar dashurie. Edhe puthjet e lehta të buzëve tua të ëmbla më bëjnë të më dridhet i tërë trupi nga kënaqësia. Puthjet vazhdojnë gjithnjë e më vrullshëm. Buzët hapen: gjuha ime depërton në gojën tënde, lëpin dhe farkon gjuhën tënde, goja jote e ngrohtë dhe e lagësht më eksiton edhe më shumë.
Ta marr kokën tënde në duart e mia dhe të ledhatoj flokët. Adhuroj kur me prekjet e mia eksploroj çdo zonë të trupit tënd dhe e di se sa eksitohesh ti nga kjo. Luaj mendsh nga kënaqësia kur ti m’i rrëshqet gishtat e tu në tërë trupin tim. Nga çdo prekje jotja pothuajse humbas ndjenjat nga kënaqësia dhe e di se sa kënaqesh edhe ti nga kjo.
Sa shumë eksitohem kur t’i heq sytjenat, nga kontrasti mes mishit të butë të gjinjve të tu dhe thithave të forcuara. E di që më do aq sa të dua edhe unë, dhe unë ta shpërblej duke t’u dhënë i tëri, me mish e me shpirt. Të dua! Digjem nga dëshira që kam që të bëhem njësh me trupin tënd, të jem pranë teje, të penetroj në vagjinën e ngrohtë dhe të lagësht.
Gishtat e mi të fërkojnë vagjinën e hapur, eksitohem i tëri. Lehtë-lehtë e në mënyrë ritmike ravijëzoj rrathë koncentrikë, gjithmonë e më shumë afër klitorit deri sa ta përkëdhel atë ëmbëlsisht. Ritmi bëhet gjithnjë e më i vrullshëm, ti fillon të rënkosh e të lëshosh ofshama nga kënaqësia dhe, ndërkaq, e rris shpejtësinë e lëvizjes së dorës dhe trysninë mbi klitorin dhe vagjinën. Ndjej se si harkohet trupi yt, se si më kërkon të ta fus brenda, e etur për kënaqësi: nuk duroj dot sa të zhytem i tëri sa më thellë brenda teje. Të kam përshkuar tërë trupin me përkëdhelje të panumërta, ritmi i frymëmarrjes tënde po bëhet më i shpejtë: ja, ti po nxjerr nga ato rënkimet e ëmbla, në të cilat lexohet qartë kënaqësia që ti ndjen. E kam penisin shumë të fortë, të ngrehur: kërkon të depërtojë në vagjinë. Më në fund hyn brenda teje. Çfarë ndjesie qiellore përjetoj nga hyrja në tempullin tënd të shenjtë, dashuria më gufon zemrën, epshi rritet pa kufi. Filloj të lëviz brenda teje me depërtime të lehta e të thella të penisit.
Koha ka ndaluar në vend. Më në fund, jemi bashkuar e jemi bërë njësh. Ndërsa shtyj me ngadalë penisin brenda teje dhe të përfshij plotësisht, ndjej rënkimet e tua që bëhen akoma më të forta dhe shoh që je lëshuar e tëra nën pushtetin e seksit tim. Vazhdoj të bëj pompa, përpara e prapa, përpara e prapa, penisi më bëhet gjithnjë më i fortë. Çdo shtytje e tij më thellë vagjinës më ndez të gjitha fibrat më delikate të shpirtit tim. Më duket sikur do të shpërthej, por ja që trysnia ime lehtësohet përkohësisht: jam i përfshirë krejt nga rënkimet e tua prej kënaqësisë që ndjen.
Së bashku ngjitemi në majat e dashurisë, të kënaqësisë, arrijmë ekstazën. Po të shfaq gjithë dashurinë time ndërsa ti i afrohesh orgazmës. Ofshamat e tua gulçuese nga kënaqësia bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ti po arrin në orgazëm dhe tek unë po ndizen llambat e shpërthimit të orgazmës sime dhe ja, sperma derdhet furishëm! E lëshojmë të dy veten në ekstazën e bashkimit intim, trupat tanë lakuriq të puqur, të mbërthyer në një përqafim të pandashëm. Gjej prehjen shpirtërore. Tërë qenia ime gjen qetësinë shpirtërore, ndjehem përsëri i kompletuar, seksualisht i fortë. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë të njihem me ty dhe të pranoj këtë dhuratë që të dashurohem me ty.
Ndërsa je shtrirë pranë meje të ledhatoj ëmbëlsisht flokët dhe përhumb i tëri në shikimin tënd të bukur. Të them: “Ishte diçka e mrekullueshme” dhe ti më përgjigjesh me një buzëqeshje. Akoma dhe një herë kam rastin t’i kujtoj vetes se sa i lumtur jam me ty.
Do të të dua gjithmonë!