Telegrafi

“L’Equipe” dhe “Le Parisien”: Neymar i pakënaqur me PSG-në, pritet të transferohet gjatë verës te Reali

Askush nuk ka folur rreth situatës së fundit të Neymarit te Paris Ssaint-Germain.

Dy gazetat e mëdha franceze, ‘L’Equipe’ dhe ‘Le Parisien’ kanë shkruar se sulmuesit brazilian nuk po i pëlqen jeta në Paris, sa që ndihet keq që është transferuar te parisienët.

Gazetat sportive zbulojnë se 25-vjeçar nuk është i lumtur edhe me futbollin që po zhvillohet në Ligue 1.

L’Equipe siguron që Neymar është “disi i lodhur” me ligën franceze, një kampionat në të cilin nuk ndihet rehat për lojën mbrojtëse që po bëjnë kundërshtarët dhe se kjo po bën që të lëndohet shumë shpejt.

Informacioni tregon se marrëdhënia e lojtarit me trajnerin Unai Emery dhe Edinson Cavanin është shumë e ftohtë, e cila ka kulmuar me ekzekutimin e penaltive.

Klubi parisien e di këtë situatë dhe sipas “Le Parisien”, drejtuesit e klubit janë alarmuar me pakënaqësitë e lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Kjo ka bërë që të përfitojnë shumë klube që janë të interesuara për shërbimet e futbollit, ku më së shumti raportohet Real Madridi, i cili është i gatshëm të shpenzojë miliona euro për lojtarin.

Ndryshe, Neymar deri më tani ka shënuar 15 gola në po aq paraqitje për nënkampionin francez. /Telegrafi/