Site icon Telegrafi

Leonora: Kurrë e dashura e Bleros

Këngëtarja pohon se për momentin nuk ka një lidhje dashurore, rrëfen se nuk ka qenë ndonjëherë e dashura e Bleros, madje sqaron se mes tyre ka pasur vetëm një bashkëpunim dhe asgjë tjetër. Ndërkohë, gjatë sezonit të verës ajo do të këndojë në brigjet e Ulqinit, por nuk ka planifikuar asgjë tjetër për t’u relaksuar, deri në hedhjen në treg të albumit të saj, që pritet ta sjellë atë krejt ndryshe.

Eshtë e vërtetë që jeni duke u kthyer sërish me një album të ri?
Leonora: Jam duke punuar dhe besoj se shumë shpejt do të jem gati, pasi dy këngë dhe videoklipe i kam mbaruar.

Me cilët do të bashkëpunoni këtë herë?
Leonora: Ideja ka qenë kryesisht e produksionit me të cilin kam bashkëpunuar, me disa sugjerime të mia dhe pjesa më e madhe e punës i është besuar “AWARD Production” me të cilët kam nënshkruar dhe kontratat.

Çfarë ka tentuar Leonora të sjellë ndryshe këtë herë?
Leonora: Zakonisht mundohem të jem inovative me ndonjë element, i cili nuk do të jetë në harresë, përpiqem të sjell diçka që nuk është “përdorur” në skenë.

Po gjatë verës çfarë projektesh ke?
Leonora: Plane kam, kryesisht do jem e zënë në pishina në Kosovë si dhe në Ulqin, kështu që do të jetë një verë shumë e nxehtë për mua.

A keni menduar ndonjëherë të realizoni ndonjë bashkëpunim në Shqipëri? Leonora: Tani për tani jo, por nëse do të kem ndonjë ofertë të mirë përse jo (qesh)

Ku do të pushojë Leonora këtë sezon pushimesh dhe me kë? Leonora: Ende se kam bërë plan, pasi tani kam plan të këndoj, domethënë të punoj.

Nëse kjo verë do të ishte më e përshtatshmja për ty, ku do ta kaloje muajin e mjaltit? Leonora: Ha, ha, mmm, ndoshta Florida (qesh).

Cilat kanë qenë pushimet më të bukura të jetës tuaj?
Leonora: Në Turqi para dy viteve, e paharruar

Cilët janë miqtë më të afërt me të cilët kaloni më shumë kohë? Leonora: Përveç familjes time të them të drejtën miq të shpirtit nuk kam.

Kur e keni kuptuar për herë të parë që hyrja juaj në muzikë ka qenë një hap i zgjuar? Leonora: Po e kam kuptuar shumë herët që në moshën 4-5 vjeçe, e kam dashur shumë dhe prindërit e mi kanë qenë ata, të cilët më kanë përkrah në çdo hap të jetës dhe talentit.

Gjithmonë jeta private e Leonorës ka qenë paksa në hije, realisht po përjetoni ndonjë lidhje dashurore? Leonora: Ha,ha jo, jo, po pres…!

A do të ishe gati të demonstroje në publik lidhjen tënde, për të respektuar kuriozitetin e fansave të tu? Leonora: Po, sikur të isha e dashuruar, do ta thosha me altoparlant, por nuk kam për momentin të dashur.

Po është folur se mes teje dhe Bleros ka pasur një lidhje?
Leonora: Absolutisht jo, nuk është e vërtetë, pasi përveçse jemi kolegë dhe kemi bashkëpunuar, jemi miq të mirë.

Cila ka qenë dhurata më e bukur që ju ka bërë një djalë? Leonora: Nuk marr dhurata përveçse nga njerëzit e familjes.

Nëse për një moment do të tradhtonte i dashuri, çfarë do bëjë? Leonora: Mmmm nuk e di, duhet të digjem që ta provoj.

Mendon se një lidhje perfekte për ty duhet të ishte patjetër me një artist apo jo? Leonora: Jo, jo nuk e dëshiroj, do të kishte përplasjeautoritative.

A jeni posesive? Ju ndodh që të dilni mbi partnerin? Leonora: Jo, nuk jam aspak posesive.

Cili do të ishte vendi ideal për të dëgjuar fjalën të dua? Leonora: Në planetin Venera

Një artiste si ju, e mendon shpesh martesën apo karriera është gjithmonë në plan të parë? Leonora: Karriera është në plan të parë pastaj martesa…!

Nëse do të bëheshit nënë do braktisnit muzikën për familjen? Leonora: Ndoshta po, ndoshta jo./Panorama/

Exit mobile version