Telegrafi

Leonardo u ka thënë lojtarëve të PSG-së se Mbappe nuk largohet në këtë verë

Paris Saint-Germain nuk dëshiron ta lëshojë Kylian Mbappen në këtë verë që të kalojë te Real Madridi.

Skuadra franceze e di se lojtari ka edhe një vit kontratë me ta, por që nuk duan ta shesin në këtë afat kalimtar.

Los Blancos nuk janë duke nxituar, pasi e dinë se fituesi i Kupës së Botës me Francës e preferon kalimin në radhët e tyre.

Kontrata e 22-vjeçarit në Parkun e Princave skadon më 30 qershor të vitit 2022 dhe mund ta marrin si lojtar të lirë.

Deri më tani, Mbappe ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG-në, përkundër dëshirës së këtyre të fundit që duan t’i ofrojnë edhe pesë vite të tjera.

Por, sipas asaj që raporton Cadena Ser, drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, u ka bërë me dije lojtarëve se sulmuesi nuk largohet nga skuadra në këtë verë.

Duket se PSG do të tentojë deri në fund që ta bind Mbappen që të rinovojë kontratën, e duket se do ta humbin atë si lojtar të lirë. /Telegrafi/