Leon Goretzka i ka befasuar të gjithë me transformimin e tij trupor që ka bërë nga vetëizolimi.
Ylli i Bayern Munich ka treguar pamje të trupit të tij edhe gjatë karantinës, ndërsa edhe tani ka publikuar disa foto nga pushimet e tij.
Ka kaluar më shumë se një muaj kur Bayern Munich është shpallur kampion për të tetën herë me radhës, ndërsa tani po përgatitet për Ligën e Kampionëve.
Edhe pse e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0 ndaj Chelseat, Goretzka duket se nuk po e merr lehtas takimin e dytë dhe po vazhdon me stërvitje.
Ai ka sjell foto të reja nga transformimi i tij trupor para 1.1 milion fansave të tij, e që me të vërtetë ai ka ndërtuar një trup tejet muskulor. /Telegrafi/