Site icon Telegrafi

Leon Dajaku shënon golin e parë me fanellën e Hajduk Splitit

Sulmuesi shqiptar Leon Dajaku, ka arritur të shënojë golin e parë në Superligën e Kroacisë me fanellën e Hajduk Split.

Ish futbollisti i Bayern Munich, Union Berlin, Sunderland dhe St Gallen u transferua në kampionatin kroat në këtë verë për të kthyer karrierën e tij në binar.

22 vjeçari ka arritur të shënojë sonte në fitoren e skuadrës së tij ndaj Slaven Belupos me rezultat 3-0.

Ai u fut në lojë në minutën e 79-të, por i mjaftoi të gjejë golin e parë në elitë pa një goditje të fortë nga distanca.

Për Hajdukun luajti nga fillimi i pjesës së dytë edhe Emir Sahiti, ndërsa për Belupon u paraqitën Arbër Hoxha dhe Arb Manaj.

Hajduku është lider me 9 pikë nga tri ndeshje, ndërsa Slaven Belupo mban vendin e shtatë me 4 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version