Telegrafi

Leny Yoro thyen heshtjen pas lëndimit dhe ndan një mesazh emocionues me tifozët

Leny Yoro ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas lëndimit që pësoi duke marr një goditje të rëndë në fillet e karrierës së tij tek Manchester United.

Yoro iu bashkua Unitedit në një marrëveshje të vlefshme prej 58.9 milionë eurosh, duke mposhtur konkurrencën e Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

Ai menjëherë la përshtypje në debutimin e tij ndaj Rangers, duke dëshmuar aftësi të mira me topin në këmbë dhe në duele ajrore.

Sidoqoftë, ai pësoi një lëndim në këmbë ndaj Arsenalit dhe më vonë u pa duke ecur me paterica.

18-vjeçari i është nënshtruar operimit ndërsa klubi konfirmoi se ai pritet të rikthehet në fushë pas tre muajsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yoro postoi disa fotografi, përfshirë edhe një të vetes pas operimit duke ndarë një mesazh me tifozët.

“Ky nuk është fillimi që doja, por ky është futbolli. Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse”.

“Tani, koha për durim dhe rehabilitim. Shihemi së shpejti, më i fortë”, përfundoi ai.

Talenti francez mund të humbasë deri në dhjetë ndeshje në Ligën Premier si pasojë e lëndimit, duke përfshirë ato ndaj Liverpoolit, Tottenhamit, Aston Villas dhe Chelseat./Telegrafi/