Qendërmbrojtësi francez, Leny Yoro pritet të humbasë fillimin e sezonit 2024/25 me Manchester Unitedin, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Nënshkrimi i ri i Manchester United erdhi me shumë bujë në Old Trafford, pasi Djajtë e Kuq fituan garën me Real Madridin.
Megjithatë, 18-vjeçari, i cili u bashkua nga Lille këtë muaj, ishte i pafat duke pësuar menjëherë lëndim me fanellën e Unitedit.
Yoro u detyrua të largohej në pjesën e parë gjatë humbjes 2–1 të United ndaj Arsenalit në fund të javës së kaluar.
Manchester United defender Leny Yoro on crutches and wearing a protective boot after suffering an injury against Arsenal in pre-season 🔴😔 pic.twitter.com/xom6Oq7FeO
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 31, 2024
Sot (e mërkurë), një mbështetës filmoi lojtarin duke përdorur paterica dhe të veshur me një çizme plastike mbrojtëse në bazën stërvitore të klubit në Shtetet e Bashkuara.
Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale pohojnë se Yoro mund të mungojë deri në dy muaj, por United ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për dëmtimin. /Telegrafi/