Telegrafi

Lenjani vazhdon shkëlqimin me Sionin, shënon gol pas 10 sekondave lojë dhe asiston tek goli i dytë

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka vazhduar shkëlqimin me gola dhe asistime tek skuadra e tij zvicerane, Sioni.

Sioni ka barazuar në shtëpi me Luzrenin me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës.

Vendimtar në këtë barazim të vendasve ishte ylli i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Lexo po ashtu Lenjani shpërthen me dy gola spektakolar në Zvicër

Lenjani arriti të shënoj golin e parë të ndeshjes dhe pastaj edhe të asistojë tek goli i dytë i ekipit të tij.

Anësori nga Kosova ka arritur të shënojë pas vetëm 10 sekondave lojë për epërsinë e Sionit 1-0 duke barazuar një rekord të mbajtur në futbollin zviceran.

Reprezentuesi i Shqipërisë ishte meriton edhe tek goli i barazimit 2-2 pasi në minutën e 64-të asistoi tek Roberts Uldrikis.

Tani Lenjani numëron gjashtë gola dhe gjashtë asistime deri më tani në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/