Telegrafi

Lenjani u mundua të harkojë në zonë, por shënoi gol të bukur me parabolë ndaj Zurichut

Ermir Lenjani e ka gjetur golin në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Zurichut.

Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk ka vonuar shumë për të shënuar golin e parë këtë sezon me Sionin.

Kjo pasi Lenjani e gjeti rrjetën gjatë ndeshjes së sotme kampionale ndaj Zurichut e vlefshme për javën e tretë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ermir Lenjanit

Lenjani shënoi pas vetëm shtatë minutave lojë për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.

 

Goli i djaloshit nga Kamenica ishte i bukur, pasi mposhti me parabolë portierin kundërshtar, edhe pse ideja ishte të harkonte topin në zonë.

Për ta shikuar golin duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/