Ermir Lenjani e ka gjetur golin në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Zurichut.
Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk ka vonuar shumë për të shënuar golin e parë këtë sezon me Sionin.
Kjo pasi Lenjani e gjeti rrjetën gjatë ndeshjes së sotme kampionale ndaj Zurichut e vlefshme për javën e tretë.
Lenjani shënoi pas vetëm shtatë minutave lojë për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.
7' GOOOOOOOOOAL ! Le centre-tir de Lenjani termine au fond ! #SionFCZ #HopSion pic.twitter.com/pqQCtXou6a
— FC Sion (@FCSion) August 3, 2019
Goli i djaloshit nga Kamenica ishte i bukur, pasi mposhti me parabolë portierin kundërshtar, edhe pse ideja ishte të harkonte topin në zonë.
Për ta shikuar golin duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/