Ermir Lenjani ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në kampionatin zviceran.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Sionit 7-2 ndaj Thunit.
Lenjani ka arritur të shënoj golin e katërt për skuadrën e tij ndaj Thunit në minutën e 47′.
Goli i Lenjanit ishte padyshim më i miri i javës në kampionatin zviceran pasi gjilanasi goditi nga një pozitë tejet e vështirë.
Përpos golit të shënuar, Ermiri asistoi edhe në dy golat tjerë të skuadrës së tij duke qenë futbollisti i ndeshjes.
Kjo ka bërë që ai të zë vend edhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin zviceran.
E përditshmja zvicerane ‘Blick’, ka bërë formacionin më të mirë të javës ku Lenjani ishte pjesë e tij.
Pas fitores së thellë ndaj Thunit, Sion i ka ikur pozitës së fundit në tabelë duke kaluar një më lart me 24 pikë të tubuara.
Në javën e ardhshme Sion do të ketë një përballje të vështirë me Baselin.
Formacioni i javës:
Omlin, Knezevic, Nef, LENJANI, Carlitos, Sulejmani, Sow, Rohner, Schurpf, Cunha, Itten. /Telegrafi/