Ermir Lenjani ka vazhduar me formën e tij të lartë në kampionatin zviceran.
Mbrojtësi i majtë e ka nisur ndeshjen si gjithnjë nga minuta e parë për klubin zviceran Sion.
Sion ishte nikoqire e Luzernit në javën e 24-të të elitës së futbollit zviceran në ndeshje që përfundoi pa fitues 1-1.
E më meritorët për këtë barazim të Sionit ishin dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.
Ishte minuta e 31-të e ndeshjes kur mbrojtësi fantastik i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani dhuroi një asistim të mrekullueshëm për Kasamin i cili kaloi Sionin në epërsi 1-0.
Asistimi ndaj Luzernit ishte i dyti në këtë kampionat për Lenjanin i cili po tregon formë të lartë.
Përveç dy asistimeve në kampionat, Lenjani ka arritur të shënoj edhe dy gola, njërin në Kupë dhe njërin në elitën e futbollit zviceran.
Mbrojtësi 28-vjeçar pritet që të rikthehet në formacionin bazë edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë pas ndeshjeve tejet të mira në Zvicër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hGxkA2GWr2c&feature=youtu.be