Ermir Lenjani ka vazhduar me formë të mirë në futbollin zviceran.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë vendimtar në fitoren e Sionit 0-2 në udhëtim te Lausanne.
Lenjani asistoi fillimisht në momentin që Sion fitoi penalltinë në minutën e 53-të.
E nëntë minuta para fundit të ndeshjes, kamenicasi përsëri ishte protagonist kur bëri një asistim maestral për Carlitos që shënoi për 0-2.
Falë kësaj fitore Sioni ka shtuar dukshëm gjasat për të mbijetuar në elitën e futbollit zviceran.
Paraqitja e jashtëzakonshme ndaj Lausannes ka bërë që Lenjani të futet edhe në formacionin e javës në Zvicër nga Blick.
Për Lenjanin kjo është java e tretë radhazi që futet në formacionin e javës në Zvicër.
28-vjeçari ka arritur të shënoj dy gola në kampionat dhe të bëjë pesë asistime. /Telegrafi/
Formacioni i javës në Zvicër:
Brecher, Mbabu, Neitzke, LENJANI, Elyounoussi, Sulejmani, Karlen, Carlitos, Sorgic, Buess, Assale.