Site icon Telegrafi

Lenjani konfirmon formën e mirë, shënon gol të bukur ndaj Servettes

Sioni ka barazuar në shtëpi përballë Servetes me rezultat 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 25-të në kampionatin zviceran.

Ermir Lenjani ka qenë lojtari më i dalluar i Sion në këtë përballje.

Fillimisht ai në minutën e shtatë të takimit fitoi penallti për skuadrën e tij, por që nga pika e bardhë dështoi Pajtim Kasami.

Pas kësaj Sioni pranoi gol, por për barazimin e rezultatit u kujdes Lenjani që shënoi në minutën e 29-të.

Shqiptari pranoi një top të dërguar nga fusha e tij, ku e me shpejtësinë e tij të zakonshme u fut në zonë dhe gjuajti nga një pozicioni që vështirë shënohet, por që gjeti rrjetën për 1-1.

 

Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Lenjanin duke u konfirmuar si njëri nga lojtarët kryesor të ekipit. /Telegrafi/

Exit mobile version