Site icon Telegrafi

Lenjani dhe Toma shënojnë gola në humbjen ndaj Zurichut

Zurichu ka fituar me rezultat 4-2 përballjen ndaj Sionit, e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Zvicrës.

Vendasit e Zurichut kanë vazhduar serinë pozitive duke arritur edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi kanë mposhtur Sionin.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes, dy futbollistët shqiptar, Bastien Toma dhe Ermir Lenjani kanë arritur të lënë gjurmë.

Lexo po ashtu Lajme të këqija për Challandes, Kololli detyrohet ta lë fushën i lënduar

Të dy futbollistët shqiptar të Sionit kanë arritur të tundin rrjetën në këtë takim.

I pari që shënoi ishte mesfushori qendror, Toma, i cili në minutën e shtatë u përkujdes të barazojë rezultat në 1-1.

Vetëm pesë minuta më vonë ishte Lenjani që gjeti golin duke shënuar për 1-2 pas asistimit të Tomas.

Për anësorin e kombëtares së Shqipërisë ky ishte goli i katërt këtë sezon, ndërsa për Tomas ishte i dyti.

Në anën tjetër, të Zurichu për 42 minuta luajti ylli i Kosovës, Benjamin Kololli, i cili u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version