Telegrafi

Lenjani dhe Abrashi ishin vendimtar në fitore e Grasshoppers, u inkuadruan nga banka për gol e asistim

Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi ishin padyshim lojtarë vendimtar të Grasshoppers në përballjen ndaj Lausanne, që përfundoi 3-1 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Zvicrës.

Derisa pjesa e parë kishte përfunduar 1-1, dy lojtarë shqiptarë u inkuadruan në 45 minutat e dytë.

Fillimisht, Ermir Lenjani u inkuadrua në vend të Giotto Morandi në minutën e 74-të, ndërsa tetë minuta më vonë , realizoi një super gol për rezultatin 2-1.

Më pas ishte radha për Amir Barashin, që u fut në lojë në minutën e 79-të, duke zëvendësuar Dominik Schmid.

Derisa ndeshja ishte në minutat shtesë, reprezentuesi i Shqipërisë (90+1’) asistoi për Bendeguz Bolla, që vulosi fitoren e Grasshoppers për 3-1. /Telegrafi/