Telegrafi

Lenjani debuton me fitore te Sioni, Kukeli vazhdon mirë në mbrojte te Zurichu

Ermir Lenjani ka gjetur menjëherë hapësira në radhët e Sionit të Paolo Tramezzani, edhe pse ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës zvicerane.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, ka debutuar sot me klubin e tij të ri, në suksesin 1-0 në transfertë ndaj Lausanne.

Meqenëse nuk ka bërë fazën përgatitore me klubin zviceran, mendohej se Lenjanit do t’i duhej pak kohë për t’u integruar, si nga pikëpamja e lojës me grupin, ashtu edhe nga pikëpamja e gjendjes fizike.

Ndaj si fillim ai, ka qenë në stolin e rezervave në ndeshjen e sotme. Por, Tramezzani vendosi ta aktivizonte në minutën e 69-të të takimit, duke i dhënë mundësinë Lenjanti të tregonte që sot vlerat e tij në mbrojtjen e rezultati 1-0 të siguruar që në pjesën e parë, por edhe në aksionet ofensive nga krahu i majtë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi 1-0 për Sionin në këtë fillim kampionati, ku po ecën me ritmet e kërkuara nga një skuadër e cila ka si synim renditjen mes tre ekipeve të para në Zvicër, transmeton PanoramaSport.

Dy fitore në dy javët e para ka regjistruar edhe Zurich i Burim Kukelit, i kthyer në një mbrojtës të mirëfilltë në rreshtimin me tre në prapavijë. Suksesi i sotëm 2-1 ndaj Tun, i dha mundësinë skuadrës së Zurich që të vazhdojë startin perfekt të edicionit, ndërsa Kukeli luajti gjatë 90 minutave, duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.