Site icon Telegrafi

Lëngu inteligjent

Dr. Emoto, në testimet e veta në shishe apo gota të ujit, ka ngjitur mesazhe të ndryshme (të dua, të urrej, etj.). Fjala pozitive ka rezultuar në formimin e kristaleve të mrekullueshme, ndërsa negative ka rezultuar në kristale të prishura.

Analizat e rezultateve të testimeve fascinuese, tregojnë që uji është jashtëzakonisht aktiv në ndërveprim me mjedisin e vet. Një nga kristalet më të bukura kanë formësuar fjalët “dashuria dhe mirënjohja”.

Pasi që trupi ynë përbëhet nga sasi të mëdha të ujit, mund të konkludojmë që emocionet dhe mendimet negative ndikojnë në gjendjen e organizmit tonë. Çdokush prej nesh e ka në dispozicion këtë teknikë të thjeshtë të ngopjes së ujit që e pimë me mendime pozitive dhe me këtë me siguri do t’i kontribuojmë harmonisë së trupit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version