Site icon Telegrafi

Lëngu i vishnjës rrit performancën e sportistëve

Dhjetë atletëve të ushtruar, para dhe pas treningut intensiv të forcës, nga dy herë në ditë për shtatë ditë rresht hulumtuesit u kanë dhënë nga 3 dcl lëng të koncentruar të vishnjës të mbushur me antioksidantë.

Rigjenerimi i sportistëve pas konsumit të koncentratit të lëngut të vishnjës është dukshëm më i shpejtë në krahasim me konsumimin e lëngjeve që nuk e kanë përmbajtjen e njëjtë ushqyese të lëngut të vishnjave.
Pas pirjes së lëngut të vishnjës sportistët kthehen në 90 për qind të forcës normale muskulore gjatë 24 orëve, në krahasim me vetëm 85 për qind gjatë kohës së njëjtë, por pa lëngun e vishnjës, përcjell Telegraph.

Ky dallim i konsiderueshëm mund të ndikojë në performancën e ardhshme të sportistit.
Hulumtuesit nga London South Bank University besojnë se si komponimet e forta antioksidative në lëngun e vishnjës reduktojnë dëmin në muskujt e sportistëve (ndërsa ato janë dëmtime të cilat krijohen në mënyrë normale kur muskujt shfrytëzohen deri te maksimumi i tyre) çka u mundëson muskujve të shërohen shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version