Një studim i realizuar së fundmi, sugjeron se në këtë luftë ndihmesë të madhe ofron konsumimi i lëngjeve pa sheqer.
Ekspertët kanë analizuar sasinë e përgjithshme të kalorive të proteinave, yndyrave, karbohidrateve dhe lëngjeve te 300 persona të cilët kishin humbur kilogramët e tepërt.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer natyral, jo atyre me sheqer të rafinuar, është një strategji e rëndësishme në mbajtjen e peshës së arritur trupore.
Edhe pse ky studim pohon se lëngjet pa sheqer të rafinuar janë një metodë e mirë për mbajtjen e linjës trupore, autorët e studimit thonë se kjo nuk është një zgjidhje magjike, duke shtuar se duhet të ndryshohen edhe shprehitë tjera (ushqyese dhe të aktivitetit fizik) të cilat kanë sjellë deri te grumbullimi i kilogramëve.