Site icon Telegrafi

Lëngjet me gaz për lukth të sëmurë?

Mendimi se lëngjet me gaz i ndihmojnë lukthit vjen nga fakti se pas problemeve me lukth, vjelljes dhe barkqitjeve, nëse pihet lëng i gazuar me sheqer, ai do ta qetësojë lukthin dhe do t’i zëvendësojë lëngjet e humbura dhe glukozën.

Mirëpo, një studim britanik, i cili ka analizuar të dhënat e pacientëve që nga viti 1950, nuk ka gjetur asnjë fakt shkencor i cili e mbështet këtë teori.

Gjatë këtij studimi, po ashtu janë bërë edhe analizat biokimike të lëngjeve të gazuara, me ç’rast është vërejtur se ato nuk përmbajnë sasi të mjaftueshme të natriumit, kaliumit dhe elektroliteve, ndërkohë që përmbajnë sasi të madhe të glukozës, shumë më tepër sesa rekomandohet për tretjet për rehidrim.

Exit mobile version