Lëngut shtëpiak nga karotat aromë të veçantë i jep aroma e ftonjve
Përbërësit:
– 2 kg ftonj,
– 1 kg karota,
– 1,5 kg sheqer,
– 3 qese limontoz,
– 2 l ujë + 1 l ujë + 12 l ujë.
Përgatitja:
Ftonjtë pastrojini dhe zieni veç në 2 l ujë.
Karotat e pastruara zieni në 1 l ujë.
Kulloni ftonjtë dhe karotat duke i shtuar 12 l ujë.
Shtoni sheqerin dhe limontozin.
Zieni rreth 20 minuta.
Të nxehtë qiteni në shishe të pastra dhe mbuloni me batanije.
Lini ashtu të ftohet.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.