Site icon Telegrafi

Lëndohet Valon Behrami, pritet të mungojë disa javë

Udinese do të jetë pa Valon Behramin për tre javë pasi u lëndua gjatë grumbullimit me kombëtaren zvicerane.

Mesfushori ka lënduar muskujt e këmbës së majtë duke luajtur për Zvicrën.

Ai është diagnostikuar me lëndim të nivelit të parë dhe pritet të mungojë rreth tre javë.

Kjo do të thotë që Behrami do të humbasë ndeshjet kundër Atalantës, Fiorentinës, Lazios dhe Cagliarit.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë në gjendje të përballet më 18 prill me ish-klubin, Napolin.

Ndryshe, Zvicra edhe në saje të golave të Blerim Xhemailit dhe Granit Xhakës, triumfoi me rezultat të thellë 6-0.

Theksojmë se 33-vjeçari deri më tani ka 16 paraqitje këtë sezon për Udinesen në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version