Site icon Telegrafi

Lëndohet rëndë portieri Besës

Portieri i Besës, Valmir Bytyqi është dashur t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të djeshëm në stërvitje.

Futbollisti gjatë natës me urgjencë ishte dërguar në spitalin e Pejës për t’u konstatuar se operimi është i pashmangshëm.

Bashkëlojtari i Bytyqit, Fisnik Papuqi ka njoftuar se “gardiani” i njohur ka humbur veshkën e tij, por operimi ka kaluar pa komplikime tjera.

Bytyqit tashmë i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar dhe rrezikon seriozisht karrierën.

Por, e rëndësishme është se ka përmirësime në shëndetin e tij.

Exit mobile version