Paris Saint-Germain sonte do të jetë mysafirë i skuadrës së Lyonit.
Takimi do të jetë i vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit francez, ku parisienët janë lider ndërsa Lyon pozicionohet në vendin e katërt të kampionatit.
Nënkampioni aktual nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymarin.
Trajneri Unai Emery nuk e ka grumbulluar brazilianin për shkak të një problemi në kofshën e këmbës së djathtë.
Kjo nuk është hera e parë që reprezentuesi brazilian mungon pasi që edhe në të kaluarën ka pësuar lëndime që e kanë mbajtur jashtë fushave të blerta.
Por, si duket trajneri spanjoll nuk ka dashur të rrezikojë shumë me 25-vjeçarin, i cili do t’i duhet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Theksojmë se Neymar po shkëlqen në Ligue 1, siç tregojnë 15 golat e realizuar dhe 11 asistet. /Telegrafi/