Site icon Telegrafi

Lëndohet Nainggolan, te Roma frikësohen për derbin ndaj Lazios

BRUSSELS, BELGIUM - JUNE 05: Radja Nainggolan of Belgium in action during the International Friendly match between Belgium and Czech Republic at Stade Roi Baudouis on June 5, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan mori një lëndim në trajnim me kombëtaren dhe është në dyshim për miqësoren e Belgjikës me Meksikën.

Nainggolan sapo ishte rikthyer pas një mungese katër mujore te kombëtarja e Belgjikës, por u tregua shumë i pafat.

Trajneri Roberto Martinez tha në konferencën e shtypit më parë se Nainggolan do të jetë sot (e premte) në fushë kundër Meksikës.

Lexo po ashtu Futbollistët e mëdhenj dhe domethënia e nofkave të tyre – Nga ‘Shpageta’, te ‘Fëmija’, ‘Diamanti’ dhe ‘Pleshti’ (Foto)

Megjithatë, Federata belge lëshoi një deklaratë që konfirmonte se mesfushori i Romës ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve.

Nainggolan gjatë paraqitjes së fundit me Belgjikën (Getty Images)

“Radja duhej të largohej nga stërvitja më herët për shkak të dhimbjes së ijëve”.

“Ekzaminimet shtesë bëhen nesër (sot), por ai është i pasigurt për Belgjikë-Meksikë”, përfundon njoftimi i belgëve.

Lexo po ashtu Nainggolan refuzon të flas për titullin e Serie A

Herën e fundit Nainggolan ka veshur fanellën e Belgjikës ishte kundër Republikës Çeke më 5 qershor.

Mediat italiane raportojnë se lëndimi i belgut nuk duket edhe aq i lehtë dhe mund të rrezikoj paraqitjen në derbi ndaj Lazios me 18 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version