Telegrafi

Lëndohet Mkhitaryan, largohet nga fusha

Henrikh Mkhitaryan është detyruar ta lëshojë fushën në ndeshjen kundër Saint-Etienne në kuadër të Ligës së Evropës.

Mesfushori u ankua për dhimbje, ashtu që Jose Mourinho e zëvendësoi me Marcus Rashford.

Futbollisti armen e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, i cili pritet t’i ndihmojë Unitedit për t’u kualifikuar në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.

Nuk dihet nëse Mkhitaryan u lëndua gjatë ndeshjes, apo thjesht nuk deshi që të rrezikonte dhe e lëshoi fushën.

Në ditët në vijim do të merret vesh kohëzgjatja e mungesës së mesfushorit. /Telegrafi/