Milot Rashica ka lënë stërvitjen e sotme në gjysmë te Werder Bremen, pas një shqetësimi në kofshë.
Klubi ka shkruar se lojtari të martën ka lënë stërvitjen në gjysmë dhe do të shikohet nga afër gjendja e tij.
“Milot Rashica u desh të ndërpresë stërvitjen herët në mëngjes të martën. Lojtari sulmues i Werderit përfundoi seancën para kohe për shkak të një dëmtimi në kofshë”.
Milot musste das Training heute frühzeitig beenden. Wir halten euch auf dem Laufenden.📲 #Werder
— SV Werder Bremen (@werderbremen) December 1, 2020
“Mbetet të shihet nëse ndërprerja e parakohshme e stërvitjes do të ketë ndikim në një mision e së dielës në ndeshjen në shtëpi kundër VfB Stuttgart. Më vonë do të kemi një diagnozë të saktë”, thuhet në ueb faqen e Werder Bremen.
Werder Bremen mban vendin e 11-të në renditje me 11 pikë pas nëntë ndeshjeve.
Rashica ka luajtur në pesë ndeshje të kampionatit deri tani, ku ende nuk e ka gjetur golin. /Telegrafi/