Monaco ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të ligës elitare franceze.
Kampioni ka fituar kundër Touloses me rezultat 3-2 dhe është parë ndikimi i lojtarëve që janë larguar prej skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, përveç zhgënjimit me paraqitjen, trajneri Leonardo Jardim ka marr edhe një lajm të keq prej stafit mjekësor të ekipit.
Sulmuesi i shumëkërkuar Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.
Ndryshe, kjo ishte fitorja e 13 rresht e Monacos në Ligue 1 dhe është një hap larg thyerjes së rekordit prej më së shumti triumfe radhazi. /Telegrafi/