Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një lëndim dhe ka përfunduar ndeshjen para kohe.
Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Evropës i ka sjell fat të zi skuadrës së madhe angleze, Manchester United.
Pas lëndimit të mbrojtësit Marcos Rojo në fillim të takimit, fatin e tij e ka pasur edhe ylli i skuadrës Zlatan Ibrahimovic, përcjell Telegrafi.
Ibrahimovic ka pësuar lëndim gjatë një rënie në tokë nga kërcimi, ku këmba e tij është zënë keq.
Ky lëndim ka bërë që suedezi të mos mund ta vazhdoj ndeshjen në vazhdime dhe vendin e tij e ka zënë francezi Anthony Martial. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sijxh2CnWPo