Site icon Telegrafi

Lëndohet Eden Hazard

Belgjika mund të mos i ketë shërbimet e superyllit kundër Uellsit.

Belgët do të takohen me përfaqësuesen e Uellsit në kuadër të çerekfinales së evropianit të futbollit, Euro 2016.

Mesfushori belg, Eden Hazard nuk ka mundur të stërvit me skuadrën pasi ka pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen me Hungarinë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është arsyeja pse unë e nxora jashtë para kohe me Hungarinë. Besoj se do të kthehet pasnesër [e enjte].

“Ai është duke punuar me fizioterapeutët dhe duhet të jetë 100 për qind i gatshëm për Uellsin”, tha trajneri i kombëtares belge, Marc Wilmots. /Telegrafi/

Exit mobile version