Eden Hazard mund të mungoj në ndeshjen e parë të kampionatit botëror.
Belgjika triumfoi në një ndeshje miqësore kundër Kosta Rikës me rezultat 4-1.
Mesfushori belg pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në minutën e 18, por u zëvendësua pas 40 sosh.
Futbollisti sipas raporteve të para mjekësore thuhet se nuk do të paraqitet në takimin e parë kundër Panamasë.
Lukaku me dy gola, Mertens dhe Batschuayi ishin realizator në fitoren e kombëtares belge, e cila po konsiderohet si një ndër favoritet e Kupës së Botës.
Mbetet të shihet deri në javën e ardhshme se sa do të jetë dëmtimi serioz dhe se a do të mungojë futbollisti i Chelseat.
Ndryshe, Belgjika është në grupin G së bashku edhe me Anglinë dhe Tunizinë. /Telegrafi/