Telegrafi

Lëndohet Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim i cili pritet të mbajë jashtë fushave të blerta rreth 2-3 javë.

Anësori shqiptar i huazuar te Sunderland prej Manchester Unitedit ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Tek sot është konstatuar se 21-vjeçari është lënduar më rëndë se që është menduar dhe pritet që mos të paraqitet në ndeshjet kundër West Bromich Albion dhe Stoke City.

Ndryshe, Januzaj ka shënuar një gol për skuadrën e Sunderlandit në kuadër të Kupës së Ligës kundër Shwresburyt. /Telegrafi/