Telegrafi

Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërhyrjes në një trafo në “Trepçë”, janë jashtë rrezikut për jetë

Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme, nga një incident në një trafo elektrike në “Trepçë” janë lënduar dy punëtorë.

Njëri punëtor ishte nga ndërmarrja publike “Trepça”, e tjetri nga KOSTT-i, shkruan Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur tek Parku Industrial në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e ndërnarrjes publike “Trepça”, Donika Osmani.

Osmani ka thënë se që të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intesitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes “Trepça”, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/