Bolton Wanderers po përballet me një situatë të çuditshme me sulmuesin Victor Adeboyejo, i cili aktualisht është jashtë fushës për shkak të një lëndimi.
Siç zbulohet nga trajneri i skuadrës së League One, Adeboyejo pësoi lëndim për shkak të një teshtitje të dhunshme.
Kafazi i kraharorit dhe shpina e tij kanë pësuar një çarje të lehtë, që do të thotë se ai duhet të marrë pak kohë për t’u rikuperuar.
Bolton Wanderers striker Victor Adeboyejo has been sidelined by an unusual injury caused by a powerful sneeze.
The 26-year-old Nigerian experienced discomfort in his ribcage and back following the sneeze, which kept him out of an EFL Trophy match on Tuesday 🤧 pic.twitter.com/7Qi5DT2DMz
— ESPN Africa (@ESPNAfrica) September 5, 2024
Adeboyejo humbi ndeshjen e tyre në grupin e Bristol Street Motors Trophy në Barrow, duke e shtyrë trajenrin Ian Evatt të shpjegonte: “Victor ka vuajtur me një lëndim të keq në shpinë dhe një teshtitje e ka shkaktuar dje, besoni apo jo”
“Ne e kemi skanuar dhe duhet të kemi rezultatet shumë shpejt, të gjithë e mbajnë mend sfidën në Charlton, ai ishte në rregull në atë kohë”.
“Por atëherë ai kishte një teshtitje mjaft të fortë – tani Victor është një djalë i fuqishëm dhe madje edhe teshtitjet e tij janë të fuqishme”.
“Ai ndjeu një çarje në mes të brinjëve të tij dhe ne shpresojmë se është vetëm një problem kërc ose muskulor, por derisa të kemi parë mirë skanimin nuk do ta dimë”, vazhdoi më tej ai. /Telegrafi/