Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane, pritet të kthehet në aksion së shpejti, pasi që lëndimi që e ka pësuar në finale të Kampionatit Botëror nuk është serioz.
Francezi u largua nga loja në vazhdime, pas një dëmtimit që mori në përpjekje për ta pastruar topin.
Ky lëndim i ka shqetësuar tifozët e Djajve të Kuq, duke qenë se lojtari ka pasur probleme me dëmtime gjatë këtij sezoni.
Mirëpo, sipas njoftimit të Manchester Evening News, lëndimi kishte ndodhur për shkak të lodhjes dhe ai do të jetë në gjendje që të luajë porsa të kthehet nga pushimi që e ka për shkak të Kampionatit Botëror.
Varane kishte munguar në tri ndeshjet e fundit të Ligës Premier para fillimit të Kampionatit Botëror dhe kishte frikë se do të mungonte në Katar për shkak të një problemi me nyjën e këmbës.
Ai ia doli të luante për Francën dhe arritën në finalen e dytë radhazi nën drejtimin e Didier Deschamps, por kësaj radhe nuk e fituan, pasi triumfoi Argjentina. /Telegrafi/