Telegrafi

Lëndimi i tij konsiderohet si njëri nga më të tmerrshmit në histori të futbollit, Lozano: Shumë mjekë më thanë se kam mundur ta humb jetën

Tanimë është mirë dhe ka kaluar pasojat, por Hirving Lozano nuk e ka harruar lëndimin që e ka pësuar në muajin korrik.

Sulmuesi meksikan i Napolit, ishte duke luajtur me fanellën e Kombëtares kundër Trinidad dhe Tobakos.

Lozano ishte futur në zonë dhe në tentim për ta arritur një top ishte rrëzuar, derisa portieri mysafirë e kishte goditur pa qëllim me gjunjë në fytyrë.

Reprezentuesi meksikan pësoi një dëmtim të tmerrshmit, ku ky lëndim konsiderohet si njëri nga më horrorit në histori të futbollit.

Vet sulmuesi anësorë është rikthyer të flas për të, duke thënë se ka shpëtuar për mrekulli pa e humbur shikimin ose jetën.

“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Mund të lija fëmijët dhe gruan time vetëm. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra. Unë mendoj se kur keni fëmijë është e rëndësishme të mendosh për atë çfarë do ndodhë me ta”, tha Lozano.

“Ishte një lëndim i rëndë, por fatmirësisht kaloi pa pasoja. Pak më në të majtë ose në të djathtë të ishte goditja, mund të isha paralizuar ose të humbisja njërin sy”.

“Isha në ankth dhe ishte e komplikuar. Ndjeva shumë frikë, por gruaja ishte aty për të më mbështetur”, u shpreh ylli i Napolit.

Lozano qëndroi për disa javë jashtë fushave, por tani ka lënë mbrapa lëndimin dhe po kalon nëpër një formë fantastike me Napolin. /Telegrafi/