Telegrafi

Lëndimi më serioz sesa mendohej, Rashford pritet të mungojë në finalen e Carabao Cup

Te Manchester Unitedi është ngjallur frika rreth një lëndimi serioz për sulmuesin Marcus Rashford, përpara finales së Carabao Cup kundër Newcastle United të dielën.

United të enjten mbrëma erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Barcelonën dhe për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Golat nga Fred dhe zëvendësuesi Anthony anuluan penalltinë e shënuar nga Robert Lewandowski në pjesën e parë për t’i siguruar Unitedin fitoren 2-1.

Lexo po ashtu Man Utd eliminon Barcelonën me përmbysje, kalon në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Evropës

Rashford nuk ishte në gjendje të shënonte para se të detyrohej të largohej dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, pasi disa minuta më parë u përplas me mbrojtësin e Barçës, Ronald Araujo.

Më pas, sulmuesi anglez mori trajtim për disa minuta. 25-vjeçari u përpoq të vazhdonte përpara se menaxheri Erik ten Hag ta zëvendësonte atë me Scott McTominay.

Pas ndeshjes, Rashford postoi në Instagram një fotografi duke sugjeruar një lëndim, i cili mund ta lë jashtë fushe për disa ditë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale pas ndeshjes dukeshin se tregonin Rashford duke çaluar gjatë ecjes. /Telegrafi/