Site icon Telegrafi

Lëndimi i Mason Mount është më i rëndë se sa pritej – mësohet se sa ndeshje mund t’i humbas

Mason Mount pritet të jetë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javët e ardhshme pasi lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit.

Ai pësoi një goditje gjatë humbjes nga Tottenham Hotspur dhe do të jetë jashtë të paktën deri më 19 shtator, shkruan The Telegraph.

Si rezultat, Mount pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Ligës Premier kundër Nottingham Forest, Arsenal dhe Brighton.

Lexo po ashtu Mount ka pësuar lëndim, mungon në ndeshjen e fundjavës së Man United

Ai gjithashtu mund të humbasë ndeshjen hapëse të Djajve të Kuq në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24 , e cila do të ndodhë më 19 ose 20 shtator.

Nëse Mount nuk arrin të shërohet shpejt nga lëndimi dhe përfundon jashtë për gjashtë javë, atëherë ai mund të humbasë edhe ndeshjet e ligës kundër Burnley, Crystal Palace dhe një ndeshje të Carabao Cup .

Në këtë pikë, skenari më i mirë për Mount tregon se ai humbi katër ndeshje. Në skenarin më të keq, ai do të humbasë deri në shtatë ndeshje.

Lexo po ashtu Ushtria serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Foto)

Lëndimi i anglezit do të thotë se Scott McTominay tani ka gjasa të qëndrojë në klub përtej dritares së verës. /Telegrafi/

Exit mobile version