Site icon Telegrafi

Lëndimi i Kylian Mbappe, francezi humb ndeshjen ndaj Bayern Munich

PSG fitoi ndaj Montpellier me rezultar 3-1, por kjo fitore solli edhe problemet, pasi Kylian Mbappe dhe Sergios Ramos u lënduan në pjesën e parë.

Ylli francez ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë.

Ai do të humb duelin e parë të raundit të eliminimit direkt ndaj Bayern Munich.

PSG pret Bayernin në “Parc des Princes”, në sfidë që do luhet në 14 shkurt, takim ku kampionët e Francës pritet të zbresin në fushë pa Mbappen.

Ndërkohë, kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën që do të qëndrojë jashtë mbrojtësi Sergio Ramos./Telegrafi/

Exit mobile version