Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka të ngjarë të mungojë të paktën deri në Krishtlindje për shkak të një dëmtimi në kofshë, ka konfirmuar babai i tij Alf-Inge.
21-vjeçari nuk ka luajtur që nga 19 tetori, dhe Dortmundi tani do të detyrohet të qëndrojë pa sulmuesin e tyre kryesor për disa javë të tjera.
Haaland, i cili ka 13 gola në 10 ndeshje këtë sezon, duket se do të mungojë deri në vitin e ri.
Është babai i sulmuesit norvegjez, Alf-Inge, i cili ka konfirmuar dëmtimin dhe mungesën e lojtarit.
“Ai po ecën relativisht mirë duke marrë parasysh situatën, por ai do të jetë jashtë për pak kohë”, ka thënë fillimisht Alf-Inge për TV 2 Norëay.
“Do të ishte një bonus nëse ai kthehet dhe luan disa ndeshje para Krishtlindjeve, por nuk ka gjasa”, përfundoi babai i Haaland.
Just did an interview with @alfiehaaland for @tv2sport. His update about Erling Haaland’s injury:
“It would be a bonus if he gets some games before Christmas, but it’s rather unlikely.”
“He’s doing relatively well considering the situation, but he’ll be out for a little while.” pic.twitter.com/ufb0hS7cg5
— Arilas Ould-Saada (@arilasos) November 3, 2021
Cilat ndeshje do të mungojë Haaland?
Dortmundit i kanë mbetur shtatë ndeshje të Bundesligës para pushimit dimëror dhe duket se Haaland do t’i mungojë verdhe zinjve në të gjitha këto takime.
Ndeshja e fundit e klubit para pushimit vjen më 18 dhjetor kundër Hertha Berlin, me ndeshjen e radhës pastaj më 8 janar kundër Eintracht Frankfurt.
Haaland gjithashtu duket se do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të grupit të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës dhe Besiktas. /Telegrafi/